-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Protesta jonë është thirrje për mbrojtjen e votës së lirë dhe të ardhmen e vendit

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një fjalim gjatë protestës së opozitës, bëri një thirrje të fortë për të gjithë shqiptarët që të ngrihen në mbrojtje të votës së lirë, të cilën e cilësoi si themelore për një shoqëri të lirë dhe demokratike.

Duke përkujtuar zgjedhjet gjatë diktaturës komuniste, ai paralelizoi situatën aktuale, duke akuzuar regjimin e Edi Ramës për manipulimin e vullnetit të qytetarëve dhe eliminimin e lirisë së votës.

“Kjo protestë është protestë për dinjitetin e çdo qytetari. Nuk ka dinjitet pa lirinë e votës.
Kjo protestë është protestë për shpresën dhe të ardhmen. Nuk ka shpresë dhe të ardhme në këtë vend, pa votën e lirë.

U grabit vota dhe shqiptarët ja mbathin nga vendi i tyre, si nga një mënxyrë e hatashme, si kurrë në historinë e tyre.

Kjo protestë është thirrje për çdo shqiptar të ngrihet në mbrojtje të kësaj të vërtete themelore për një shoqëri të lirë.“, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit