-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Regjimi kriminal i Ramës kontrollon çdo rezultat elektoral

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një fjalim të mbajtur në protestën e opozitës, akuzoi regjimin e Edi Ramës për krijimin e mekanizmave kriminalë dhe antiligjorë për të manipuluar vullnetin dhe rezultatin elektoral të shqiptarëve.

Ai theksoi se ky regjim është më i shkatërrimtari në historinë kombëtare, duke shkatërruar votën e lirë dhe duke lidhur qeverisjen me krimin dhe korrupsionin.

Berisha vlerësoi qëndresën e qytetarëve kundër këtij sistemi dhe e cilësoi atë si një akt epik në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë.

“Ndaj dhe mirënjohja për këtë qëndresë është e pakufishme për ju, për oratorët e parlamentit të qytetarëve shqiptarë që me fjalimet e tyre përcjellin në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve të vërtetat e hidhura të këtij regjimi, i cili është faktuar për çdo shqiptar, regjimi më shkatërrimtar në historinë tonë kombëtare.

Ju qëndroni çdo ditë dhe çdo natë kundër një regjimi që për interesa të pushtetit të tij kriminal, asgjësoi institucionin më themelor të lirisë, institucionin më themelor të demokracisë, votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Një regjim i cili ka krijuar mekanizma kriminale, antiligjore për të kontrolluar vullnetin dhe çdo rezultat elektoral.” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit