Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman janë bllokuar 44 mjete lundruese. Ndër këto mjete të bllokuara janë 21 Jet Ski, 13 skafe dhe 4 varka metalike.
25 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 13 nga Durrësi në Shëngjin dhe 6 të tjera nga Velipoja në Koman.
Gjithashtu 34 mjete lundruese janë ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Ndërsa policia kufitare dhe detare iu ka dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 14 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Koman.