-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha takon drejtuesit e policisë në Sarandë: Masa të forta për të përmbyllur një sezon të qetë dhe të sigurt

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin e Sarandës, ku u takua me drejtues vendorë të Policisë së Rendit dhe Kufirit.

Hoxha tha që duhet të ushtrojmë kontrolle shumë të shpeshta, të respektojnë parametrat e mbylljes së muzikës në oraret e përcaktuara në ligj.

“Mjetet e lundrimit, të cilat i pashë edhe gjatë inspektimit në bregun e Sarandës, janë në përputhje të plotë me planin e masave që keni hartuar. Nga pikëpamja e rendit dhe sigurisë publike duhet të ushtrojmë kontrolle shumë të shpeshta, të respektojnë parametrat e mbylljes së muzikës në oraret e përcaktuara në ligj, sepse pas këtyre orareve nuk do të lejohet askush”, tha Hoxha.

Ministri i Brendshëm nënvizoi se punonjësit e policisë rrugore duhet të jenë në gatimshmëri të plotë për të zbatuar planin e masave.

“Nuk mund të kemi njësi matëse dhe licenca të dhëna, njësoj, për operatorë, që kanë ‘hobby’ lundrimin dhe ndaj operatorëve, që kanë përgjegjësi më të madhe në lundrim dhe marrin pasagjerë me mjete më të mëdha. Kam konstatuar, në raste të caktuara, që korridoret dhe vijat bregdetare të përcaktuara për ndalimin dhe zbritjen e pasagjerëve të mjeteve që lundrojnë, nuk respektohen plotësisht”, u shpreh ministri Hoxha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit