Në jug të Shqipërisë, zjarret janë përkeqësuar ndjeshëm. Zjarri në Kostar vazhdon të përhapet, ndërsa në fshatin Gjashtë është regjistruar një tjetër shpërthim zjarri, i cili dyshohet të jetë shkaktuar me qëllim.
Në Delvinë, zjarret janë shtrirë në lagjet Xhermëhallë, Vllahat dhe Mukurs, duke prekur pemët frutore dhe ullinjtë dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pasuritë bujqësore.
Forcat zjarrfikëse dhe autoritetet lokale janë të angazhuara në shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e zonave të prekura, por përmasat e mëdha të zjarreve dhe terreni i vështirë po e bëjnë situatën tejet sfiduese.