-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha takim me të dërguarën Çeke për Ballkanin: Mbetemi të palëkundër drejt BE!

Kryesoret

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, përmes faqes së ministrisë, me anë të një postimi në facebook ka njoftuar për takimin që ka mbajtur këtë të mërkurë me të dërguarën e Posaçme të Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor, Edita Hrdá, duke theksuar rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE në rajon si një investim strategjik për paqen dhe stabilitetin.

Postimi i Hoxhës

Shkëmbim i shkëlqyer mendimesh me Ambasadoren Edita Hrdá, mike dhe ish-kolege në OKB / New York dhe në Bruksel, aktualisht e Dërguara e Posaçme e Republikës Çeke për Balkanin Perëndimor.
Rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Europian si një investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.
Shqipëria mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt anëtarësimit, me përparim të prekshëm dhe një ritëm të fortë reformash.
Vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, si dhe për mbajtjen e Balkanit Perëndimor në fokus të agjendës së Bashkimit Europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit