Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie dy infermieret që punojnë në një azil privat. Ndërsa për Zyhdi Shehi u vendos shtrim i detyrueshëm në psikiatri pasi ka shfaqur probleme mendore dhe vuan nga skleroza.
Në 8 gusht Zyhdi Shehi vrau me bastun shokun e tij të dhomës Virxhil Vesho.
Dy infermeret Nazmie Mulla 31 vjeç dhe Glesantina Saraçi 26-vjeç fshehën krimin dhe dëshmuan se 82-vjeçari mund të jetë rrëzuar.
Krimi i rëndë në azilin e Tiranës, ndalohen kryeinfermierja dhe infermierja e turnit