Mbrëmjen e djeshme një zjarr ka rënë në Labovë të Gjirokastrës dhe vazhdon të jetë aktive. Gjatë gjithë natës është luftuar me zjarrin që të mos përhapej nëpër fshatra.
Mëngjesin e sotëm forcat zjarrfikëse u riorganizuan për ndërhyrje në pikat kyçe për mbajtjen nën kontroll dhe izolimin e flakëve.
Në operacion marrin pjesë 37 forca vullnetare nga Bashkia, 6 punonjës me kontratë dhe 14 efektiva zjarrfikëse.
Ndërkohë një grup tjetër po lufton për izolimin e flakëve në drejtim të fshatit Labovë dhe një tjetër në drejtim të malit.