Një 67-vjeçar u arrestua në Cërrik, pasi ndezi zjarr në fshatin e tij Kamunah.
67-vjeçari me iniciale N.M., dyshohet se ka ndezur zjarr pranë stanit të tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre. Kjo sipërfaqe ishte pronë publike.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.