Në Durrës u arrestuan dy persona si rezultat i operacionit antidrogë ‘Repeat’.
27-vjeçari Donald Tringa kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndërsa badyguardi i lokalit Diamant Shkina i punësuar në mënyrë të paligjshme u shiste klientëve lëndë narkotike kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.