-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Faik Basha: Ngjarja në Pogradec tregon sa të pamëshirshëm janë policët për interesat e partisë

Kryesoret

Faik Basha, Sekretar për Sigurinë Publike në Partinë e Lirisë, ka akuzuar se ngjarja e dhunës që çoi në vdekjen e 42-vjeçarit në Pogradec është një shembull i kapjes së policisë nga regjimi i Edi Ramës.

Basha ka theksuar se ky rast nuk është i izoluar, duke e lidhur me raste të tjera të inkriminimit të forcave të rendit dhe manipulimit të ngjarjeve të rënda për interesa politike.

Ai ka zbuluar se autori i ngjarjes, Denis Meçe, është familjar i një drejtuesi të lartë të PS në Pogradec dhe fitues i tenderave të mëdhenj nga Bashkia Pogradec.

“Ky është një tregues se sa të pamëshirshëm janë policët për të mbrojtur interesat e partisë. Rasti më i fundit është ai i Pogradecit, ku u tentua të manipulohej vrasja e Egli Progës nga Denis Meçe, familjari i një drejtuesi të lartë të PS në Pogradec dhe fituesi i milionave nga tenderat e Bashkisë Pogradec. Policia bashkëpunon me grupet kriminale, pavarëisht se thotë se ka zbulueshmëri të grupeve kriminale. Në manipulimin e ngjarjes u përfshi i gjithë Komisariati, gjë që e bën situatën e sigurisë tepër të rëndë”, u shpreh Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit