Në Portin e Livornos në Itali, janë sekuestruar 148 kilogramë kokainë dhe janë arrestuar tre shqiptarë. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me banane që kishte destinacion Zvicrën dhe ishte mbërritur nga porti i Guayaquil në Ekuador.
Shqiptarët, dy prej të cilëve vëllezër, kishin hyrë ilegalisht në port për të marrë lëndën narkotike.
Fiamme Gialle, në bashkëpunim me Agjencinë Doganore, përdori skanera për të identifikuar 139 pako brenda kontejnerit dhe arrestoi korrierët pa asnjë rezistencë. Të arrestuarit ishin pa dokumente dhe nuk ishin banorë të Italisë.
Ky është sekuestrimi më i madh i kokainës në portin e Livornos në vitet e fundit.