Greqia ka urdhëruar evakuimin e 11 qyteteve dhe fshatrave në verilindje të Athinës për shkak të zjarreve të mëdha që kërcënojnë zonën.
Flakët, të përhapura nga erërat e forta, kanë shkatërruar pemë, shtëpi dhe makina. Më shumë se 500 zjarrfikës, 17 avionë dhe 15 helikopterë janë angazhuar për të shuar flakët.
Bashkimi Evropian ka nisur një operacion të ndihmës, duke dërguar dy avionë “Canadair” nga Italia, një helikopter nga Franca dhe dy ekipe zjarrfikëse nga Republika Çeke dhe Rumania. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari, ka theksuar gatishmërinë për të ofruar ndihmë të mëtejshme.