Në një moment tmerri në qendër të Londrës, një vajzë 11-vjeçare dhe një grua 34-vjeçare u plagosën me thikë në zonën e njohur për turistë, Leicester Square.
Sipas raportimeve të policisë së Westminsterit, sulmuesi është arrestuar dhe autoritetet nuk besojnë se ka të dyshuar të tjerë të përfshirë.
Vajza dhe gruaja u transportuan me ambulancë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Policia është duke hetuar ngjarjen dhe ka kërkuar informacion nga dëshmitarët për të zbardhur më tej rrethanat e sulmit.