Gjatë mbrëmjes një zjarr ka rënë në Mërtiraj, Gorrisht të Vlorës.
Zjarri i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi të lartë dhe si pasojë janë djegur disa sipërfaqe me pemëtari, rreth 3 mijë rrënjë ulliri dhe bimësi.
Për shkak të terrenit zjarrfikësit e Selenicës e kanë pasur të vështirë që të ndërhyjnë.
Gjithashtu në ndihmë kanë ardhur 6 automjete zjarrfikëse nga Vlora dhe Fieri.