Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, mori pjesë në protestën e banorëve të Thumanës, kundër projektit që ata e konsiderojnë si korruptiv.
Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shpërndau foto nga protesta dhe kritikoi fuqishëm qeverinë, duke e akuzuar për keqmenaxhim dhe korruptim.
“Sot në protestën e qytetarëve, kundër projektit korruptiv të pushtetit, në rrugën Thuman-Kashar.
Qëndresa e tyre është e frymëzuese.
Partia Demokratike i bën thirrje pushtetit të ulet dhe të dëgjojë kërkesat e këtyre qytetarve dhe jo të perdori arrogancën dhe dhunën siç bëri sot me këta qytetarë të nderuar.”, shprehet Balliu.