-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshohet për tentativën e hedhjes në erë të tragetit në Sarandë, apeli e lë në burg

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Erdion Muho, i akuzuar për tentativën e shkatërrimit të një trageti në Sarandë me eksploziv.

Muho, një biznesmen 35-vjeçar dhe pronar i një agjencie turistike që operon në linjën Sarandë-Korfuz, ishte ndaluar më 28 korrik.

Dyshohet se ai ka bashkëpunuar me Armand Nelaj, i cili humbi jetën në një shpërthim eksplozivi më 24 qershor në Portin Detar Sarandë. Hetimet sugjerojnë se shpërthimi kishte për objektiv një traget dhe se motivi mund të ketë qenë konkurrenca në biznes.

Prokuroria vazhdon hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes dhe lidhjet e mundshme të Muho me veprën penale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit