Policia e Korçës ka njoftuar planin e masave për Festën e Birrës, e cila do të zhvillohet nga 14 deri më 18 gusht në qytet.
Sektori i Policisë Rrugore do të bllokojë qarkullimin e automjeteve nga “City Center” deri te rrethrrotullimi pranë terminalit të autobusëve nga ora 18:30 deri në 01:00, ndërsa do të menaxhojë trafikun në rrugët përreth.
Për sigurinë do të jenë të pranishëm forcat e Policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, si dhe grupet e FNSH-së dhe Forcës Speciale “Shqiponja”.
Ata do të mbikëqyrin rendin dhe sigurinë publike, ndërhyjnë në raste problematikash dhe parandalojnë situatat që mund të kërcënojnë sigurinë.