Policia greke ka kapur një sasi të madhe kokaine në portin e Selanikut, vetëm dy ditë pas sekuestrimit të 90 kg droge.
Sasia e fundit e kokainës ishte e importuar nga Amerika Latine dhe e fshehur në kontenjerë me paleta druri.
Hetimet janë në vazhdim në bashkëpunim me autoritetet e vendeve fqinje për të identifikuar porositësit dhe destinacionin e drogës.