Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Borizanë të Krujës, duke përfshirë shkurre, ferra dhe kallamishte.
Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë angazhuar për të shuar flakët dhe për të ndaluar përhapjen e tyre.
Zjarri, që ka kërcënuar disa banesa, është izoluar falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve.