Gjykata vendosi që të dërgohej në spitalin psikiatrik Zyhdi Shehu i cili vrau me bastun hekuri shokun e tij të dhomës në azil. Ky vendim nuk është zbatuar dhe Zyhdi Shehu është dërguar në burgun e Lezhës.
Avokati mbrojtës i tij i kërkon Drejtorisë së Burgjeve që ta dërgojnë Zyhdi Sehun në spitalin e burgut siç është urdhri i ekzekutimit të prokurorisë që ka përcaktuar të dërgohet te spitali i burgut në QSUT.
Zyhdi Sehu akuzohet se ka goditur për vdekje shokun e tij të dhomës Virxhil Veshon.
Nga kjo ngjarje gjykata e Tiranës ka lënë në ‘arrest shtëpie’ dy infermieret e azilit të cilat tentuan të fshehin ngjarjen.