Ditën e sotme në Bulqizë u arrestuan 2 persona dhe u proceduan 6 të tjerë pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin.
Në një lokal në fshatin Trebisht gjatë një sherri të çastit për motive të dobëta Azem Osmani 32-vjeç, Pelikron Osmani 45 vjeç dhe H.O janë konfliktuar fizikisht me B.Z., E.D., dhe I.D. Gjatë konfliktit ata kanë përdorur sende të forta dhe ka mbetur i lënduar P.D dhe I.D., të cilët u dërguan menjëherë në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.
Azem Osmani dhe Pelikron Osmani u arrestuan për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. Ndërsa për B.Z., H.O., E.D., P.D., dhe I.D., ka nisur procedimi për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.