-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbërrijnë në Shqipëri dy avionë rumunë për ndërhyrje në vatrat e zjarrit në zonat problematike

Kryesoret

Ditën e sotme në Shqipëri kanë mbërritur dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë mbërritën duke iu bashkuar përpjekjeve të forcave shqiptare për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, në disa zona problematike të vend.

Ekuipazhet rumune do të dislokohen për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për t’u angazhuar që sot, në vatrat e zjarrit, ku situata është më kritike.

Në pritjen e dy avionëve nga Rumania me ekuipazhet e tyre ishte i pranishëm Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili i falënderoi autoritetet rumune për ndihmën në këto momente të vështira.

Dy avionët ushtarakë janë njëri model C-27J (Spartan), që do të angazhohet në operacionet e fikjes së zjarreve si dhe tjetri C-130 (Hercules), i cili ofron mbështetje logjistike për C-27J, ndërsa kapaciteti është 6 ton ujë për çdo fluturim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit