-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rohde mbështet KFOR-in për urën e Ibrit: Veprimet njëanshme s’duhen përsëritur

Kryesoret

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetje të plotë për “linjat e kuqe” të KFOR-it në lidhje me urën mbi lumin Ibër.

Ai theksoi se veprimet njëanshme që ndodhën vitin e kaluar dhe që rezultuan në lëndimin e ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve nuk duhet të përsëriten.

Rohde kërkoi që çdo vendim në lidhje me urën të merret përmes dialogut të koordinuar dhe të marrë parasysh këshillat e ndërkombëtarëve.

Mbështesim plotësisht NATO_KFOR dhe vijat e saja të qarta të kuqe përfshirë edhe ato lidhur me urën e Mitrovicës. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar, që shkaktuan lëndime të ushtarëve të KFOR-it + civilëve, nuk duhen përsëritur. Këshillat ndërkombëtare duhet të merren parasysh. Nevojitet depërshkallëzim i retorikës; mirëpres koordinimin e përmendur prej kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit