-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Qeveria po mundohet të mashtrojë pensionistët me ‘Lugën Bosh’

Kryesoret

Dorjan Teliti, Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, ka kritikuar ashpër qeverinë për planin e saj të indeksimit të pensioneve që pritet të nisë në tetor.

Në një postim në Facebook, Teliti thekson se ndërsa qeveria ka shpenzuar miliona në projekte të dyshimta, pensionistët vazhdojnë të vuajnë nga varfëria e thellë.

Vetëm indeksim premton qeveria, apo e thënë ndryshe: “në varfëri të thellë e të uritur janë sot pensionistët e njësoj do të jenë edhe në tetor pas indeksimit. Në pamundësi për të blerë ilacet e duhura dhe cilësore janë sot pensionistët dhe po njësoj do jenë edhe pas indeksimit”.

A ka vullnet qeveria Rama të ndihmojë realisht pensionistët (siç bën me miqtë dhe ortakët e oborrit)?

A ka vullnet qeveritar për ti nxjerrë pensionistët nga varfëria e thellë që ata po pērjetojnë?
ZGJIDHJA nuk është indeksimi, por qeveria të miratojë propozimin e PD-së mbi minimumin jetik dorëzuar në Parlament që prej 14 muajsh, duke i thënë njëherë e përgjithmonë “STOP SKAMJES, STOP VARFËRISË, STOP BRAKTISJES”,” shkruan Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit