Policia e Tiranës ka arrestuar Lorent Granica, 25 vjeç, me shtetësi franceze, i akuzuar për përdorimin e kartave virtuale të vjedhura nga shtete të ndryshme të Europës për të bërë pagesa në institucione financiare në Shqipëri.
Arrestimi është pjesë e operacionit ndërkombëtar “PANDORA”, i cili ka zbuluar dhe ndaluar veprimtarinë e mashtrimeve kompjuterike dhe ka sekuestruar pajisje elektronike dhe shuma monetare të përdorura në këtë aktivitet kriminal.