Në protestën para Bashkisë së Tiranës, Klevis Balliu e cilësoi kryeqytetin si qytetin më të ndotur në Europë dhe akuzoi kryebashkiakun Veliaj për korrupsion të thellë.
Ai theksoi se qyteti është bërë një vend i pushtetarëve dhe jo i qytetarëve, duke e quajtur Veliajn si kryehajdutin e aferave korruptive dhe të inceneratorëve.
“Në Shqipëri ka nevojë për drejtësi të vërtetë. Ka taksë për infrastrukturën rrugore, por Astiri dhe zona të tjera janë pa shkollë.
Ku shkojnë këta para? Thuhet se nuk ka shkelje. Drejtësinë mund ta sjellë vetëm populli. Ky nuk është qytet i qytetarëve, por i pushtetarëve. Drejtorët janë në burg me urdhër të Veliajt. Ky është arkitekti i 5D, arkitekti i inceneratorëve, ky është kryehajduti”, shprehet Balliu.