Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç njoftoi se Beogradi kërkon shpjegim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut lidhur me arratisjen e Blerim Ramadanit.
Ish pjesëtari i UÇK-së Blerim Ramadani ishte arrestuar nga autoritetet maqedonase në bazë të një fletarrestimi të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.
Daçiç e vlerësoi si ‘skandaloz’ arratisjen e Ramdanit nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut.
“Ai është pjesëtar i UÇK-së, i cili ka kryer krime kundër serbëve në Kosovë, të cilin Serbia po e kërkon në mënyrë që të përballet me gjyq”, tha Daçiç, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.