Ditën e sotme dy turistë belgë kishin mbetur të bllokuar gjatë një eksplorimi te liqeni i Shtrazës dhe kishin kërkuar ndihmë pasi kishin shfaqur probleme shëndetësore.
Pas një operacioni kërkimi prej 4 orësh u gjend lokacioni i tyre dhe policia u erdhi në ndihmë dhe i transportoi në spital për të marrë asistencë mjekësore.
Dy turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe i kanë falenderuar punonjësit e policisë për gatishmërinë dhe humanizmin e treguar.