-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UNHCR do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët

Kryesoret

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), që ka shprehur shqetësime të thella lidhur me marrëveshjen e Italisë për të shqyrtuar disa kërkesa për azil të emigrantëve në dy qendra në Shqipëri, është pajtuar që të monitorojë tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes.

UNHCR theksoi se nuk është pjesë e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, duke shtuar se ende ka rezerva lidhur me marrëveshjen. Kjo agjenci tha po ashtu se ka kërkuar sqarim se si do të zbatohet marrëveshja.

Por, UNHCR-ja tha më 15 gusht se është pajtuar të monitorojë zbatimin, në mënyrë që të ndihmojë “në respektimin e të drejtave dhe dinjitetit të personave që janë subjekt” i marrëveshjes.

Agjencia tha se do të këshillojë emigrantët për të drejtën e tyre për të kërkuar azil dhe do të sigurohet që procedurat që do të përdoren të jenë “në vijë me standardet ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut, të jenë të drejta dhe të ofrojnë mbrojtje dhe zgjidhje për ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”.

Italia dhe Shqipëria vitin e kaluar arritën paktin pesëvjeçar. Sipas marrëveshjes, Shqipëria do të strehojë emigrantë që do të shpëtohen në det, teksa Italia me procedurë të përshpejtuar do të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil. Dy qendrat ku do të vendosen emigrantët është dashur të funksionalizohen këtë javë, por për shkak të vonesave në ndërtim, hapja e tyre është shtyrë.

Dy qendrat, që do të financohen dhe menaxhohen nga Italia, mund të akomodojnë deri në 3.000 migrantë që do të vijnë nga Italia përmes detit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit