Islam Dudaev dhe Chermen Veliev, që shkruan historinë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ duke siguruar medaljet e para olimpike për vendin, do të shpërblehen me 14 milionë lekë nga qeveria.
Ky shpërblim vjen përveç 5 milionë lekëve që parashikohet sipas ligjit për sportistët medalistë.
Vendimi, i firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe botuar në Fletoren Zyrtare, i shton fondit të programit buxhetor “Për zhvillimin e sportit” një shumë prej 14,7 milion lekësh për shpërblimin e sportistëve dhe trajnerëve të tyre që morën pjesë në ‘Paris 2024’.
Shpërblimi do të ndahen mes dy sportistëve dhe trajnerëve të tyre dhe do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.