Në një aksion të koduar “Plazh i lirë”, Policia e Vlorës dhe Komisariati i Himarës kanë ndërmarrë kontrolle në plazhin e Gjipesë në Himarë.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar 175 çadra dhe shezlongë të vendosur pa leje në zonën bregdetare. Dy persona, A. Z. dhe B. Sh., janë marrë nën hetim për zaptimin e hapësirës bregdetare dhe janë proceduar për shkelje të ligjit.
Kontrolli ka çuar në lirimin e hapësirës bregdetare dhe vazhdon në kuadër të planit operacional për të ndaluar abuzimet në plazhe.








