Zjarri i filluar në fillim të gushtit në masivin pyjor të Tërnovës, Bulqizë, ka shkaktuar dëme të mëdha, duke djegur rreth 300 hektarë tokë.
Flakët janë zhvendosur në malin e Valikardhës dhe tani po i afrohen banesave, duke shkaktuar panik ndër banorët.
Për të luftuar flakët janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse të Bashkisë Bulqizë dhe Shërbimi i Pyjeve, por për shkak të terrenit malor, është e vështirë të kontrollohet zjarri.
Autoritetet vendore po kërkojnë ndihmë nga ajri për të neutralizuar zjarrin dhe për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të florës, faunës dhe pronës.