Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani me anë të një postimi në rrjetin e tij social facebook ka këshilluar qytetarët shqiptarë që dua të udhëtojnë jashtë vendit.
Hasani thotë që përpara se të udhëtoni duhet kontrolluar regjimi i vizave për të qenë të informuar.
“Përpara se të udhëtosh jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kontrollo regjimin e vizave për një informacion më të saktë për vendet ku udhëtohet pa/me vizë”, shkruan Hasani.
Më pas ai lë edhe linkun me të gjitha shpjegimet e duhura.