Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile tha se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 vatra zjarri, ku 15 prej tyre janë shuar dhe 14 janë aktive.
Vatrat më problematike janë aktualisht në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë.
Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rreth 320 forca zjarrfikëse, 238 forca ushtarake, 250 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 120 nga administrata e zonave të mbrojtura, 187 shërbimi pyjor, si dhe 130 vullnetarë.








