Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Janinës ku një 62-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj.
Vrasja e 62-vjeçares me pushkë gjahu e ka treguar nipi i saj, i cili e ka gjetur në mëngjes në shtëpinë e saj në Perivlepto Janinë.
Sipas medias greke nipi i 62-vjeçares dyshohet se e ka vrarë dhe menjëherë ai u mor në pyetje nag autoritetet. Ai dyshohet se e ka vrarë tezen e tij për arsye financiare.
62-vjeçarja është vrarë me goditje në gjoks dhe në bark dhe sipas konstatimeve të mjekut kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur në 24 orët e fundit.
Fqinjët dhe miqtë e 62-vjeçares flasin për një grua të vetmuar dhe shpirtmirë, e cila nuk krijonte probleme në fshat, ndërsa nipi i saj e vizitonte shumë shpesh, gjë që sipas tyre i shkaktonte telashe.