Gjykata e Shkodrës ka dënuar me dy vite burg Akil Qeleposhin për posedim pa leje të dy armëve të zjarrit.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden u finalizua ekstradimi nga Frankfurti në Shqipëri i 33-vjeçarit Akil Qeleposhit.
Në vitin 2020 gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram Curri, policia i gjeti me vete 1 pistoletë dhe municion luftarak.
Ndërsa në banesë e tij u gjetën 1 kallashnikov dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për veprime të mëtejshme procedurale.