Në Fier u arrestuan dy persona pasi morën peng një emigrant nga Pakistani dhe e mashtruan se do ta transportonin në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin ilegalisht të kufirit për në Mal të Zi.
21-vjeçari Nazo Sulaj banues në Mallakastër dhe 26-vjeçari Elvis Çobo banues në Fier, e dhunuan emigrantin nga Pakistani dhe i morën eurot që pakistanezi kishte me vete dhe e zbritën në Fier.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan eurot, dy celularë dhe automjeti.
Ndërsa emigranti nga Pakistani ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.