Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë në Porto Romano të Durrësit, pas një ngjarjeje që ka ndodhur sot rreth orës 18:30.
Sipas informacionit të paraqitur, i moshuari ka qenë në kontakt me ujin në momentin kur është futur në det dhe dyshohet se ka pësuar një atak kardiak, që ka rezultuar në humbjen e jetës së tij.
Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes.