Një 43-vjeçar në Lezhë u arrestua pasi kishte kultivuar 250 bimë cannabisi në pyll në afërsi të fshatit Gjash.
Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Mërqi, u gjetën një sasi farash kanabisi që dyshohet se posedoheshin me qëllim kultivimin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan farat narkotike dhe bimët u asgjësuan.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.