Rei Manaj, sulmuesi i Sivasporit, është në qendër të vëmendjes për një transferim të mundshëm te Trabzonspor.
Pavarësisht ofertës të Trabzonspor që përfshinte dy lojtarë dhe 4 milionë euro, Sivaspori ka refuzuar për shkak të mosgatishmërisë së njërit prej lojtarëve të propozuar, Umut Bozok.
Manaj do të luajë me Sivasporin në ndeshjen e dytë të kampionatit ndaj Kajserisporit më 17 gusht në orën 18:15.