-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Diktatura Rama rrëzohet me mosbindje civile dhe revoltë

Kryesoret

Lideri demokrat Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen në një lëvizje të përgjithshme kundër qeverisë Rama, që ai e përshkruan si një diktaturë që nuk njeh asnjë ligj.

Në një mesazh të fuqishëm drejtuar protestuesve, Berisha ka theksuar se, sipas tij, vetëm mosbindja civile dhe revoltë mund të sjellin ndryshimin e dëshiruar, duke akuzuar qeverinë për shkatërrimin e të ardhmes së të rinjve dhe për keqtrajtim të përgjithshëm të shoqërisë.

Ai ka vënë në dukje se protestat e përditshme janë mënyra e vetme për të dëshmuar kundërshtimin ndaj regjimit aktual dhe për të luftuar për një të ardhme më të mirë për shqiptarë

Me protestën tuaj të përnatshme ju bëheni dëshmitarë para çdo shqiptari, se kjo diktaturë që nuk njeh asnjë ligj, asnjë rregull, asnjë kushtetutë, nuk rrëzohet me fjalë, nuk rrëzohet me votë, por rrëzohet me mosbindje civile, rrëzohet me revoltë.

Ju jeni të parët midis të parëve që jeni ndërgjegjësuar dhe që nuk dëshironi të ndani fjalën nga vepra, ndaj dhe dilni çdo natë në protestë ndaj një regjimi i cili është sjellë dhe sillet me Shqipërinë dhe shqiptarët si një pushtim i egër, në kuptimin e shkatërrimit të qenies së tyre, shkatërrimit të mirëqënies së tyre, shkatërrimit të të ardhmes së tyre.” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit