Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgënjeshtruar lajmin që gazeta ‘Il Foglio’ publikoi një artikull ku ajo po blinte një vilë në bregdetin e Palasës.
Gazeta Il Foglio, e cila i referohej burimeve politike dhe diplomatike nga Tirana tregonte se investimi i Melonit do të çimentonte edhe më tej marrëdhënien e saj me kryeministrin Edi Rama.
Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, Giorga Meloni është shprehur e trondit nga lajmi i rremë dhe lehtësia me të cilin u përhap ai.
“Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë”, ka thënë kryeministrja e Italisë.