Gjatë 24 orëve të fundit në pikat kufitare të Qafë Botës dhe në Portin e Durrësit ka pasur një fluks të lartë udhëtarësh dhe mjetesh.
Në pikat e kalimit kufitar të Qafë Botës kanë hyrë 5 258 shqiptarë dhe të huaj dhe kanë dal 6527.
Ndërsa mjete kanë hyrë rreth 1232 dhe kanë dal 1855 mjete shqiptare dhe të huaja.
Gjithashtu në Portin e Durrësit kanë hyrë dhe dal rreth 24 tragete shqiptare, 4 tragete të huaja dhe kanë hyrë dhe dal rreth 16 mjete turistike.