Reshje shiu të shoqëruara me rrufe kanë rënë ditën e sotme në Prevallë, Kosovë.
Njësitë relevante të Policisë së Kosovës raportojnë se rrufeja ka goditur pesë persona, ku një grua ndodhej në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Prizren.
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevallë se rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femër, 64 vjeçare nga Ferizaj ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, thuhet në njoftim.