Njëri nga tre të plagosurit në aksidentin e rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë do të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Në përplasjen mes dy automjeteve, një “Toyota” dhe një “Hyundai”, mbetën të plagosur dy drejtuesit dhe një pasagjer.
Automjeti “Hyundai” kishte dy shtetas anglezë. Raportohet se drejtuesja e “Toyota”-s humbi kontrollin dhe kaloi në korsinë tjetër, duke shkaktuar përplasjen.
Aksident në Pogradec-Lin, 3 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve