Papa Françesku është shprehur kundër dënimit me vdekje në parathënien e librit “Një i krishterë në dënim me vdekje.
Angazhimi im përkrah të dënuarve” nga Dale Racinella. Ai thekson se ky lloj dënimi nuk ofron drejtësi, por vetëm ushqen një ndjenjë hakmarrjeje dhe ndikon negativisht në shoqëri.
“Dënimi me vdekje nuk është në asnjë mënyrë zgjidhja e dhunës që mund të prekë njerëzit e pafajshëm.
Ekzekutimet kapitale, larg sigurimit të drejtësisë, ushqejnë një ndjenjë hakmarrjeje që ajo shndërrohet në një helm i rrezikshëm në shoqëritë tona civile.
Shtetet duhet të shqetësohen për t’u dhënë të burgosurve mundësinë për të ndryshuar vërtetë jetën e tyre, në vend që të investojnë para dhe burime për t’i shtypur ato, sikur të ishin qenie njerëzore që nuk meritojnë të jetojnë dhe të asgjësohen”, ka thënë Papa.