-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Kosova e dyta në Evropë për investime të huaja

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar raportin e fundit të ‘fDi Intelligence’, i mundësuar nga ‘Financial Times’, që rendit Kosovën të dytën në Evropën në zhvillim dhe të pestën në botë për tërheqjen e investimeve direkte të huaja në raport me PBB-në.

Në një postim në ‘X’, Kurti theksoi se ky rezultat është një dëshmi e progresit të vendit në fushat demokratike dhe ekonomike, duke e bërë Kosovën një destinacion tërheqës për investitorët e huaj.

“Një raport i ri i ‘fDi Intelligence’, i mundësuar nga Financial Times, tregon se Kosova renditet e dyta në Evropën në zhvillim dhe e pesta në të gjithë botën për tërheqjen e nivelit më të lartë të investimeve direkte nga jashtë në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB).

Për më tepër, ajo renditet e 4-ta në botë për përmirësim nga viti në vit nga viti 2022 në 2023. Një dëshmi më shumë se progresi demokratik dhe ekonomik në Kosovë ecin paralelisht, duke e bërë vendin tonë një destinacion lider për investitorët e huaj”, ka shkruar Kurti duke shoqëruar me një tabelë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit