-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta në takim me Mickoskin: Besim i plotë në forcimin e Maqedonisë së Veriut

Kryesoret

Presidenti i Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit të tij në Ohër.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka uruar Mickoskin për fitoren dhe ka shprehur besimin se Maqedonia e Veriut, nën udhëheqjen e tij, do të fuqizohet dhe do të shërbejë si shembull për si një parti i shërben popullit të saj.

“Mes miqsh të mrekullueshëm sot në Ohër!

I lumtur t’ju uroja Fitoren nga afër Kryeministrit dhe Liderit të VMRO, z.Hristijan Mickoski, Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Transporteve z.Aleksandar Nikoloski dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Vlado Misajlovski.

Kurrë nuk kam dyshuar në Fitoren e këtij ekipi të mrekullueshëm, me karakter dhe shumë vizion. Ata i mbijetuan persekutimeve më mizore por kurrë nuk u dorëzuan dhe Fituan!

Diskutuam edhe për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe jam i lumtur të dëgjoja novitetet e programit të tyre ekonomik.

VMRO nën lidershipin e Hristijan Mickoskit jam i bindur se do të jetë shembulli më i mirë se si një parti i shërben popullit të saj dhe e fuqizon qytetarin.” shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit