-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ulen temperaturat, ja si parashikohet të jetë moti sot

Kryesoret

Sipas MeteoAlb: Gjatë orëve të paradites; vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar shira të pakët ku më të theksuara do të jenë në zonat Verilindore.

Pjesa e dytë të ditës do të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke bërë që gjatë pasdites reshjet të shfaqen në të gjithë shtrirjen Lindore dhe pjesërisht në zonat Qëndore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 36°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit